zoom

Të gjitha

Sherri i bujshëm, Getoar Selimi tregon për herë të parë raportet aktuale me Agon Amigën

Një ndër dyshet më të pandashme ndonjëherë ishin Getoar Selimi dhe Agon Amiga. Fillimisht ata erdhën për publikun shqiptar si grupit “Tingulli 3nt” dhe më pas themeluan grupin e tyre “Babastars”.

Mosmarrëveshjet mes dyshet kanë filluar gjatë përçarjes së grupit “Babastars”, ndërsa mësohet se mes tyre nuk ka më asnjë kontakt. Getoar Selimi ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “NIN” përsa i përket raporteve që kanë më Agonin.

“Nëse për një njeri kam bërë më shumë se sa për veten është Agon Amiga. Nuk ka as baba, as nënë, as grua e vëlla që kam bërë më shumë”, është shprehur reperi.

Nga ana tjetër, para disa muajsh Amiga ka treguar para pak muajsh se raporti mes dyshes ka përfunduar në mënyrë shumë banale.

“Fatkeqësisht jo!. Më vjen keq që po e them këtë, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale kontaktet. Unë i kam thënë atij si burrë; jena bo 20 vjet karrierë bashkë. Hajde po i ndajna senet në tavolinë.s’po punojnë në bashkë, por mujna me qenë shokë. Më vjen keq që shumica prej anëtarëve të grupit janë të shpërndarë; Cozman është në Londër, unë jam Gjermani, Majk në Prishtinë, Geti është që sa vite në Tiranë”,  rrëfyeu Agoni para pak muajsh.