zoom

Aktualitet

Sherr te Rruga e Kavajës, plagosen 2 persona me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kavajës në Tiranë. Deri tani raportohet për 2 të plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit mes disa personave. Nuk bëhet e ditur gjendja e të lënduarve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.