zoom

Politikë

Sherr Rama – Bushati në PS: I ke marrë shumë partisë, tani duhet t’i japësh

Ka pasur një përplasje të fortë në PS mes kryetarit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit. Kryeministri e ka lënë atë jashtë listave, çka ka shkaktuar një reagim të fortë të ish –ministrit të Jashtëm.

Mësohet se Rama nuk ka reaguar me të njëjtin ton, por i është përgjigjur Bushatit duke i thënë se “i ke marrë shumë Partisë Socialiste, tani ka ardhur koha t’i japësh”.

Marrëdhëniet Rama – Bushati u ftohën kur si ministër i Jashtëm, Bushati kundërshtoi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. ©Zoom.al