zoom

Aktualitet

Sherr në terminalin e autobusëve në Tiranë, plagoset me thikë 32-vjeçari

Një sherr ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë. Për pasojë i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Robert Kurti.

Autor i ngjarjes ishte 34-vjeçari Rudolf Nikollaj, teksa të dy janë nga Mati.

Kurti u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.