zoom

Aktualitet

Sherr mes fqinjëve, i riu plagos me thikë 44-vjeçarin

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Policia ka arritur brenda pak minutash të arrestojë autorin, fqinj me të plagosurin.

Rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.