zoom

Slider

Sherr me thika në një pikë karburanti në Zvicër, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

Një 20-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme, pas një sherri me thikë në Zvicër.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se dy grupe janë përplasur me njëri-tjetrin, pranë një pike karburanti duke përdorur thika dhe mjete të forta.

20-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra, ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Qytetarët në zonë kanë njoftuar policinë. Një punonjës në pikën e karburantit i tha policisë me zërin e dridhur: “Si mund ta bënin atë gjë”?!

Zona ku ndodhi ngjarja u rrethua nga policia rreth orës 00:30 të mëngjesit të së dielës.