Aplikacion
Në konflikt u përfshinë 41-vjeçari shqiptar, një 32-vjeçar sirian dhe një 30-vjeçar algjerian.
Mes tyre fillimisht ka nisur sherri me grushte e shqelma, ndërsa alergjiani më pas ka nxjerrë thikën.
Gjatë përleshjes, 41-vjeçari shqiptar ka pësuar një dëmtim në kokë.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore për plagën që ka në kokë.
Pas ngjarjes, oficerët e burgut kontrolluan qelitë dhe gjetën e sekuestruan një thikë metalike, një thikë të improvizuar dhe një mjet tjetër të mprehtë, i improvizuar.