zoom

Sport

Shehi trajneri më i mirë në javën e 21-të, Brdariç më i dobëti

Tirana ka reaguar pikërisht në momentin ku “retë e zeza” u shtuan mbi kampionët në fuqi, që tani shpëtim sezoni konsiderohet pjesëmarrja në Europë. Bardhebultë morën një fitore me përmbushje në Shkodër, ndonëse me mangësi në organikë.

SHEHII

Nisur nga rëndësia dhe pesha që pati fitorja ndaj Vllaznisë kryesuese në transfertë, i bie që Orges Shehi të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, trajneri më i mirë i javës së 21- të të Superiores.

Për 15 javë me radhë Vllaznia u konsiderua si surpriza më e bukur Superiores dhe u krijua ideja se shkodranët nuk kanë rival për titullin kampion.

Por, në javët e fundit trajnerit Brdariç i ka ikur disi situata nga duart, pasi skuadra e tij nuk po arrin të “shkrepë” si dikur. Duke u bazuar tek ajo që dhanë ndaj Tiranës, i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i dobët i javës së 21-të është Tomas Brdariç.

FORMACIONI