zoom

Politikë

Shefja e misionit të OSBE-ODHIR në selinë e PS për të takuar Ramën

Shefja e misionit të OSBE-ODHIR, Ursula Gacek, ka shkuar në selinë e Partisë Socialiste këtë të Martë. Raportohet se ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.

Zgjedhjet parlamentare mendohet të jenë kryefjala e takimit mes kreut të qeverisë dhe drejtueses së misionit vëzhgues të ODHIR për zgjedhjet.

Në raportin paraprak të OSBE-ODHIR u konstatuan një sërë problematikash të këtyre zgjedhjeve.

Një prej tyre ishte shit-blerja e votës.

Skandali i përdorimit të të dhënave të qytetarëve nga partia në pushtet ishte gjithashtu një tjetër çështje, të cilës ODHIR i dha peshë.