zoom

Politikë

Shefi i ri i CDU: Korrupsioni, problemi i madh për Shqipërinë

Kryetari i partisë gjermane CDU, Armin Laschet, i pranishëm në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, deklaroi se korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë.

Laschet në fjalën e tij ka thënë se kjo çështje pengon Shqipërinë në modernizimin e saj.

Sipas tij zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm

Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj.

Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm.

Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per këtë duhet te behet diçka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune”, ka thënë ai.