zoom

Bota

SHBA kërkon ekstradimin e djalit të El Chapo-s

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë Ovidio Guzman, djalin e  El Chapo, i cili akuzohet për krime droge,lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman, i arrestuar në janar, dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017.

Ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm, tha zëdhënësi për agjencinë e lajmeve AFP. Ai nuk ka dashur të prononcohet

Dy burime të paidentifikuara të qeverisë meksikane konfirmuan gjithashtu kërkesën për ekstradimin e 32-vjeçarit Ovidio Guzman për agjencinë e lajmeve Reuters.

Guzman u arrestua  pranë qytetit Culiacan, në shtetin verior të Sinaloa, duke shkaktuar një valë dhune që la dhjetëra njerëz të vdekur.

El Chapo, i cili krijoi perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA për trafik droge për një periudhë prej 25 vjetësh.

Ovidio Guzman siguroi një urdhër gjykate në janar që bllokonte ekstradimin e tij të menjëhershëm në SHBA dhe një gjykatës i dha Shteteve të Bashkuara kohë deri më 5 mars për të paraqitur një kërkesë ekstradimi. Ai akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e gati një duzinë laboratorësh të metamfetaminës në Sinaloa, si dhe për komplot për shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës, sipas autoriteteve amerikane. Ai gjithashtu dyshohet se urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari meksikan që refuzoi të performonte në dasmën e tij.

U arrestua  në vitin 2019, por forcat e sigurisë e liruan pasi karteli i tij zhvilloi një luftë të gjithanshme si kundërpërgjigje./zoom.al/