E premte, 2 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

SHBA-ja zgjeron “listën e zezë” në Ballkan. Ja zyrtarët që sapo janë futur në të

15/03/2023
in Bota, Slider
0
SHBA-ja zgjeron “listën e zezë” në Ballkan. Ja zyrtarët që sapo janë futur në të
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-ja ka shtuar në listën e saj të zezë një tjetër zyrtar nga Ballkani. Me vendim të Departamentit amerikan të Thesarit, Osman Mehmedagiq, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinë, iu bashkua listës më 15 mars

Në “listën e zezë” amerikane është futur edhe Dragan Stankoviq, u.d i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës së Republikës Sërpska për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë.

Ndërkaq, personi i tretë i sanksionuar nga SHBA-ja është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është “një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të drogës”.

“Tre individët e sanksionuar paraqesin kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës që janë krijuar si pjesë e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit”, tha Nelson.
Mehmedagiq mblodhi informacione për SDA-në.

Sipas Thesarit amerikan, Mehmedagiq si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Bosnjës, kishte keqpërdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një prej partive më të mëdha në vend.

“Mehmedagiq përdori BH Telecom për të mbledhur të dhëna të telefonave mobilë të politikanëve të Bosnjë e Hercegovinës që nuk ishin të lidhur me SDA-në. Ai po ashtu instruktoi një person për të ndjekur një zyrtar qeveritar të lidhur me partinë opozitare të entitetit të Republikës Sërpska”, u tha në njoftimin e SHBA-së.

Mehmedagiq, po ashtu thuhet se ka përdorur pozitën e tij, kërcënimet dhe lidhjet në mënyrë që të detyrojë kandidatët e Osmork, një grup i partive civile nga Bosnja, që të mbështesin SDA-në. SHBA-ja tha se ka informacione të besueshme se ai ka bashkëpunuar me rrjetet kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij.

Më herët SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të SDA-së, Asim Sarajliq, Fadil Novaliq dhe Amir Zukiq.

Më 2015, Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e emëroi Mehmedagiqin në postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës me sugjerimin e Denis Zvizdiq, kryetarit të Këshillit të Ministrave, që atëbotë ishte pjesë e SDA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit Dragan Stankoviq, në kohën kur ishte ushtrues detyre i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë në Republikën Sërpska – agjencisë përgjegjëse për Ligjin e pronës – në prill të vitit 2022, kishte vënë në pikëpyetje rendin kushtetues të Bosnjës, duke përkrahur këtë legjislacion, që sipas SHBA-së, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ligji për pronën e Republikës Sërpska është përpjekje për të uzurpuar fuqinë shtetërore të Bosnjës mbi pronën shtetërore që gjendet në Republikën Sërpska, duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndalesën për posedimin e pronës shtetërore të vendosur më 2005 nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sa i përket Edin Gaçanin, SHBA-ja e përshkroi si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Uashingtoni tha se ai është lider i Kartelit Tito i Dino, ku përfshihen anëtarë të familjes së tij dhe miq nga Bosnjë e Hercegovina.

Ky kartel, përveç trafikimit të narkotikëve në shumë shtete, është përfshirë edhe në pastrimin e parave dhe ka lidhje me grupin e organizuar kriminal Kinaah, një organizatë kriminale transnacionale që është sanksionuar më herët nga SHBA-ja.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Gaçannin është sanksionuar për pjesëmarrje në aktivitete apo transaksione që materialisht kanë kontribuar ose kanë paraqitur rrezik në shpërndarjen ndërkombëtare të narkotikëve apo prodhimit të tyre.

Personat e sanksionuar përballen me ngrirje të të gjitha aseteve që mund të kenë në SHBA apo që janë në pronësi ose kontrollohen nga persona amerikanë./ Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: bosnjeliste e zezeSHBAthesari

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ambasada Amerikane e kundërshton
Politikë

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ambasada Amerikane e kundërshton

02/06/2023
VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet gjatë ceremonisë së fillimit të Akademisë së Forcave Ajrore
Bota

VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet gjatë ceremonisë së fillimit të Akademisë së Forcave Ajrore

02/06/2023
Kurti: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA-në. Policinë e largojmë kur të ikin bandat serbe
Aktualitet

Kurti: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA-në. Policinë e largojmë kur të ikin bandat serbe

01/06/2023
Protestuesit u përplasën me KFOR/ Kurti: Turma ekstremistësh të dirigjuar nga Beogradi
Bota

SHBA sanksionoi Kosovën/ Kurti: Jam i befasuar, reagim i tepruar dhe i padrejtë

31/05/2023
SHBA e sanksionoi/ Kurti nuk tërhiqet: Ekstremistët kanë emra
Politikë

SHBA e sanksionoi/ Kurti nuk tërhiqet: Ekstremistët kanë emra

30/05/2023
Tensionet në veri, SHBA jep dënimin e parë për Kosovën: Nuk do të ketë më…
Bota

Tensionet në veri, SHBA jep dënimin e parë për Kosovën: Nuk do të ketë më…

30/05/2023
Lajm i rradhës
Një mesazh për Jorin në Big Brother nga…Butrint Imeri?

Një mesazh për Jorin në Big Brother nga...Butrint Imeri?






ADS
zoom.al

Të fundit

Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
Politikë

Lirimi i Tahirit/ Reagon Bardhi: Tallje e drejtësisë

02/06/2023
Aktualitet

Emri/ Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, flet Rama

02/06/2023
Aktualitet

Fotolajm/ Tjetër urban aksidentohet në Tiranë, mjeti shkon “për një kafe”!

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In