zoom

Bota

SHBA-ja në alarm, ekspertët: Variantet e reja rrisin rrezikun e një vale të katërt

Përhapja e varianteve të reja të Covid-19, të cilat rezultojnë shumë më ngjitëse kërcënon ardhjen e një “vale të katërt të rasteve” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky, raporton BBC. Javën e shkuar ka pasur një rritje të rasteve ditore në SHBA, rreth 77 mijë në 24 orë dhe gati 2 mijë vdekje.

SHBA-ja është e para në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Deri tani janë regjistruar 28,664,459 të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 514,657 persona.