zoom

Bota

SHBA falenderon shtetet që strehuan afganët

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë në një deklaratë në faqen zyrtare për të falenderuar shtetet që pranuan afganët në rrezik. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila ka shpërndarë njoftimin,  flet për Shqipërinë dhe numrin total të të evakuarve nga Kabuli.

SHBA mobilizoi një përpjekje të madhe, globale përmes kanaleve diplomatike për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në mesazhin e tij ka falënderuar të gjitha shtetet që morën pjesë në operacionin e largimit të afganëve.

Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion ishte një përpjekje globale në çdo mënyrë. Shumë vende kontribuuan në transportin ajror. Disa tani po shërbejnë si vende tranzit, duke lejuar që të regjistrohen dhe të përpunohen gjatë rrugës për në destinacionet e tyre përfundimtare”.

Shqipëria deri më tani ka shprehur gatishmërinë për të strehuar 4 mijë afganë gjithsej.