Aplikacion
“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën” mbyllet postimi i ambasaadës amerikane.
Ndërkohë që nuk ka vonuar reagimi i ambasadës ruse në kryeqytetin shqiptar. “Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës Amerikane, në të cilin përmendej Rusia.
Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne” shkruan përfaqësia diplomatike e Moskës në Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë në Tiranë replikojnë në distancë, pasi e njëjta gjë ndodhi pak kohë më parë për liderin e opozitës ruse Navalny.
Kërcënoi Kanadanë me tarifa, Trudeau udhëton me avion privat në Mar-a-Lago, darkon me Trump