zoom

Aktualitet

Serbët shkatërrojnë makinën e Top Channel në veri të Kosovës

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Gjatë protestës në Zveçan, një grup kriminal ka sulmuar dhe dëmtuar veturat e mediave nga Shqipëria.

Serbët kanë dëmtuar veturat e TopChannel dhe Euro News Albania.

Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.
Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Gjatë ditës, ata kanë dëmtuar edhe veturat e mediave kosovare, ku për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK gjithashtu ka reaguar edhe për dëmtimin e veturave të mediave nga Shqipëria.
https://

“Një veturë e medias Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.