zoom

Aktualitet

Sekuestrohen mbi 86 000 paund të padeklaruara në Durrës, arrestohet i riu nga Kamza

Mbi 86 000 paund të padeklaruara janë sekuestruar në Durrës. Në pranga u vu Enes Haxhiu për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia njoftoi se, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një fugon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E.H. Gjatë kontrollit të kryer në mjet, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi Enes Haxhiu, 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale, njoftoi policia.