zoom

Të gjitha

Sekreti i rinisë? Eni Çobani rrëfehet pa dorashka

Nëse do të krahasojmë Eni Çobanin e 10 viteve më parë, mund të themi se koha për të ka ndalur pasi është vështirë që të gjejmë ndonjë ndryshim.

Juristja ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin e pasdites “Rudina”, ku ka dhënë një intervistë ndryshe, si dhe me pyetjet nga publiku ajo ka shuar kureshtjen me të pathënat nga jeta e saj personale.

“A përdorni botox për mirëmbjatjen e fytyrës?”, ishte njëra nga pyetjet e publikut.

“Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë ta kemi këtë jetëgjatësinë e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndier të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit”, ka thënë Eni.

Ajo gjithashtu iu përgjigj dhe pyetjes së qytetarëve të cilët kanë shprehur kureshtjen për moshën në të cilën Eni ka dhënë puthjen e parë.

“Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin”, është shprehur Eni.