zoom

Aktualitet

Sejko tregon pse vendosën të hidhnin në treg monedhën 10000 lekëshe

Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko në një intervistë të dhënë për Faxnews ka folur mbi hedhjen në treg nga banka qendrore të kartmonedhës 10 mijë lekë të reja.

Teksa thekson se kartmonedha do të hidhet në përdorim nga 30 qershori, Sejko shprehet se rritja e nivelit të pagave dhe çmimeve e ka bërë të nevojshme vënien në qarkullim të kartmonedhës si për të mirëadministruar paratë nga sistemi bankar aashtu edhe nga qytetarët.

“Banka e Shqipërisë ka rishikuar serinë e kartmonedhave, dhe ka komunikuar serinë e rishikuar në shtator të vitit 2019.

Pjesë e serisë së rishikuar është edhe prerja e re e prej 10 mijë lekë. Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë e ka rishikuar prerjen e re 10 mijë lekë shumë vite përpara, madje dhe përpara mandatit tim, duhet të ketë 9 apo 10 vjet përpara.

Kohën gjatë kësaj periudhe e ka marrë procesi i ridizenjimit, përcaktimit të tematikës dhe në fund fare prodhimit të kësaj prerje. Natyrisht që prerja më e madhe 5 mijë lekëshi është pjesë e misionit të vitit 1996 dhe natyrisht ne jemi koshient që që nga kjo kohë çmimet dhe pagat janë rritur me disa herë në vendin tonë dhe nevoja për një prerje më të lartë është bërë eminente prej kohësh.

Nga data 30 qershor 10 mijë lekëshi do të marrë kurs ligjor dhe do të jetë në përdorim. Çmimet pagat dhe nevoja e ekonomisë shqiptare e ka bërë të nevojshme përdorimin e 10 mijë lekëshit.

Kjo prerje më e lartë ndihmon Bankën Qëndrore për të mirëadministruar por edhe sistemin banker për të mirëadministruar paratë. Edhe për vetë përdoruesit me nivelin e çmimeve që ne kemi, kjo kartmonedhë do ta lehtësojë përdorimin e parasë”, tha Sejko.