zoom

Aktualitet

Sarandë, 3-vjeçarin e zë poshtë dollapi/ Niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 3-vjeçar në Sarandë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës pas dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e rrëzimit të një dollapi.

Mësohet se ai është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas mjekët e këtij spitali e kanë vlerësuar gjendjen e rëndë të fëmijës duke kërkuar transportimin e tij drejt Tiranës.

Për shkak të frakturës së rëndë, transportimi i tij është kryer me helikopter.