Aplikacion
Së fundmi ajo është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet.
Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.
Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte. Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte.
Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e “Vëllait të Madh”, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.
Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.
Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.
Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu. /ZOOM.AL/
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Beqjan: Ka dyshime që mund të largohet