zoom

Stil

Sara harron Ledrin dhe nis romancën me reperin gjerman?

Pas lajmeve për ndarjen me Ledri Vulën, Sara Hoxha vendosi të bëjë një shkëputje nga përditshmëria, duke kaluar disa ditë pushime me shoqërinë e saj në bregdet.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngritur pikëpyetje është marrëdhënia e Sarës me reperin gjerman Luciano, i njohur si “Loco”.

Ky i fundit shoqëronte Sarën, së bashku me shoqet e saj, një mbrëmje në një club nate.

Vetë Sara ka ndarë foto me të dhe menjëherë ndjekësit nisën aludimet për një romancë mes tyre.

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja ishin së bashku në këtë festë, apo ishte një rastësi takimi i tyre në këtë club nate.

Kujtojmë që Sara dhe Ledri nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet për ndarjen e tyre.