Aplikacion
Sara Hoxha, e ftuara e radhës “n’Audi” me Isli Islamin, tregoi se është e paqartë për lidhjen e saj dhe se do që të mbajë ca gjëra për veten:
“Njerëzit me të drejtë janë kuriozë. Unë jam shumë e lumtur për këtë, sepse në fund të fundit, është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten pak më private. Sidomos, kur janë gjëra kur ti nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh. Unë mendoj se çdo njeri ka të drejtë të mbajë diçka për vete, siç mendoj se edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë këtë vendim”, tha Sara, duke shtuar me shaka se te këta njerëz hyn edhe Isli.
Gjithsesi, ajo i përshëndeti njerëzit kuriozë dhe u shpreh se i ka shumë xhan gjithsesi.
Prej kohësh, Sara dhe Ledri përfliten për një ndarje mes tyre. Zërat nisën fillimisht kur Ledri nuk u shfaq krah saj në premierat e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Më pas, një dramë mes saj, Ledrit dhe Dafinës ndodhi dhe publiku i shtoi dyshimet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies.
Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze të vogël, Poem.