zoom

Politikë

Samiti në Tiranë, Rama takon Varhelyi-n dhe krerët e Ballkanit Perëndimor/ Çfarë u fol

Ka nisur sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, i cili ka në fokus planin për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas pandemisë së koronavirusit.

Samiti drejtohet nga dyshja Rama-Varhelyi, të cilët kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura, ndërsa pritet do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Kryeministria ka publikuar pamjet e para nga takimi Rama-Varheyli, ndërsa dy drejtuesit e Samitit do të dalin në konferencë në orën 12:30, teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Deri më tani, kryeministri Rama është takuar edhe me homologen e Serbisë, Ana Brnabiç, me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanoviç.

Po ashtu, në Samit janë dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.