zoom

Rajoni

Samiti i SEECP në Shkup, merr pjesë edhe presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj do të jetë sot në Shkup, ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025. /ZOOM.AL/