Aplikacion
Salianji do të shkojë në polici në orën 16:45, për t’u vetëdorëzuar.
Më herët, në një konferencë me gazetarët, Ervin Salianji njoftoi se kjo ishte dita e tij e fundit në liri, duke shtuar se edhe pse do të jetë në qeli, betejën ligjore do ta vazhdojë.
Nga ana tjetër, pritet që të mblidhet edhe Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend për t’i hequr imunitetin e deputetit Salianjit, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.