zoom

Aktualitet

Saga vazhdon! Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit, fshehur në një konteiner me banane

Një sasi kokaine është gjetur sërish në portin e Durrësit. Mësohet se kokaina ishte fshehur në një konteiner me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Droga u spikat pas një kontrolli nga forcat e antidrogës në Portin e Durrësit.

Ende nuk dihet sasia e kokainës së kapur. Kjo është e disata herë brenda këtij viti që kapen sasi kokaine në portin e Durrësit.