E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

26/02/2021
in Bota, Të gjitha
0
Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë vaksinat e saj në Ballkan. Disa ekspertë thonë se kjo është një përpjekje për të rritur ndikimin e saj në rajon.

Hungaria ishte e para anëtare e Bashkimit Evropian që mori vaksinat e prodhimit kinez Sinopharm.

Kina ka premtuar të dhurojë 30,000 doza për Malin e Zi ndërsa Serbia ka marrë tashmë 1.5 milion doza.

Vëzhgues të rajonit thonë se përpjekjet e Kinës në Ballkan janë një formë e diplomacisë së vaksinave.

“Mendoj se në planin afatgjatë, fakti që Evropa nuk e tregoi veten si një lojtare që mund të ndihmojë rajonin, do të ketë pasoja negative. Të gjithë po shohim se si Serbia iu drejtua Rusisë dhe Kinës për të blerë sasi të shumta vaksine. Kjo tregoi se Serbia, e cila prej vitesh ka thënë se i duhet të tregohet e ekuilibruar dhe jo e angazhuar vetëm ndaj Perëndimit, e luajti lojën me zgjuarsi. Unë mendoj se është gabim i madh për Perëndimin që të mos sjellë zgjidhje për vaksinën dhe tani, Kina dhe Rusia po dalin të fituara”, thotë Damir Marusic, studiues në Këshillin e Atlantikut në Uashington.

Në Bosnjë-Hercegovinë, vaksinimi filloi vetëm në njërën nga dy entitetet e saj. Republika Serbe e Bosnjes, tradicionalisht e afërt me Rusinë, siguroi një numër të vogël dozash tëvaksinës ruse Sputnik V dhe planifikon të marrë të tjera në të ardhmen. Ata kanë gjithashtu një kontratë fillestare për të blerë vaksina nga Kina. Subjekti tjetër (Federata e Bosnje-Hercegovinës) është mbështetur vetëm në sistemin Covax dhe nuk ka marrë ende asnjë dozë.

“Në një pandemi është krejtësisht e papërgjegjshme të mbështetesh vetëm në premtimin se diçka do të bëhet dhe të mos kesh një alternativë të dytë ose të tretë,” thotë Bakir Nakas, specialist i sëmundjeve infektive.

Por ajo që disa ekspertë e shohin si shqetësuese është mungesa e informacionit për cilësinë e vaksinave, krahasuar me ato të prodhuara në Perëndim. Shumë njerëz besojnë se Kina po përdor shpërndarjen e vaksinave për të fituar ndikim dhe për të treguar se sistemi autoritar i Kinës është më efikas sesa demokracitë perëndimore.

“Kina mund ta përdorë këtë si një shembull që marrëdhënia e Serbisë me Kinën ka qenë në të mirë të Serbisë. Pikërisht këtë ka thënë edhe Presidenti Vuçiç, pra ‘shihni se çfarëkemi mundur të marrim nga miqtë tanë kinezë’ ndërsa Bashkimi Evropian dhe sistemi Covax ka qenë tepër i ngadaltë në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, për të cilat të gjitha vendet kanë pasur nevojë të jashtëzakonshme,” thotë David Shullman, i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Uashington.

Zoti Shullman shton se në të ardhmen, do të jetë me rëndësi të vëzhgohen veprimet e Kinës edhe në fusha të tjera, si teknologjia dhe novacioni.


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
Lavrov në Serbi më 7 qershor, takon Vuçiç/ Në fokus të diskutimeve Kosova dhe lufta në Ukrainë
Bota

Lavrov në Serbi më 7 qershor, takon Vuçiç/ Në fokus të diskutimeve Kosova dhe lufta në Ukrainë

27/05/2022
Kievi akuzon Moskën për nxitje të krizës ushqimore
Bota

Kievi akuzon Moskën për nxitje të krizës ushqimore

27/05/2022
OKB: Më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë
Bota

OKB: Më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë

27/05/2022
Orban dhe Le Pen: Sanksionimi i Rusisë është një vendim i gabuar dhe i rrezikshëm
Bota

Orban dhe Le Pen: Sanksionimi i Rusisë është një vendim i gabuar dhe i rrezikshëm

27/05/2022
Greqia i drejtohet OKB-së për konfliktin e ishujve me Turqinë
Bota

Greqia i drejtohet OKB-së për konfliktin e ishujve me Turqinë

27/05/2022
Lajm i rradhës
El Chapo tradhtohet nga gruaja? 31-vjeçarja u vetëdorëzua, mund të nxjerrë sekrete madhore

El Chapo tradhtohet nga gruaja? 31-vjeçarja u vetëdorëzua, mund të nxjerrë sekrete madhore














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In