zoom

Politikë

Sa mandate deputetësh synon PD në Tiranë? Befason Flamur Noka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në studion e ABC se në Tiranë, PD do të marrë 20 mandate, ndërsa shton se të gjithë kandidatët po punojnë për siglën e PD-së dhe jo për veten.

“Në kampin opozitar nuk ka asnjë lloj presioni. Sot nuk është bërë thirrje askujt. Ka një vendim që të gjithë sëbashku të jemi si ekip Kjo është zgjidhja. Ne drejtuesit dhe kandidatë të jemi një ekip. Është një strategji e jona për të maksimalizuar produktin përfundimtar, pra votën”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur për djegien e mandateve dhe për zgjedhjet vendore të bojkotuara nga PD, Noka ka thënë: “Ne jemi konsultuar me bazën. Sot kemi parë se si qeverisë rilindja në të dy pushtetet. Është dështim . Një fushatë e vakët e rilindjes si në Vaki. Një fushatë tjetër që ka shpresë dhe e ngjall dëshirën për ndryshim”.