zoom

Aktualitet

Sa kushton një eksploziv me telekomandë si ai që iu vu makinës së prokurorit Muça?

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.

Agron Gurakuqi dhe Bledian Greca, janë persona me precdentë penalë. Ata, sipas policisë, do t’i shisnin eksplozivët për 3000 euro një copë.

Policia thotë se ka sekuestruar 4 eksplozivë, gati për t’u përdorur për ngjarje kriminale, të ngjashme si ajo ndaj makinës së prokurorit Arjan Muça, javën e kaluar në parkingun e qendrës tregtare Kristal, në Tiranë. ©Zoom.al