zoom

Stil

Pendimi dhe keqardhja shpesh e mundojnë shpirtin, merrni masa para se të jetë vonë

Pendim apo keqardhje? Ndjenja e fajit pas çdo veprimi, pas çdo debati? Ka shumë njerëz, veçanërisht ata më të ndjeshëm, që jetojnë në një gjendje stresi, plot keqardhje dhe ndjenja faji që i ndjekin pas çdo veprimi.

Sa herë, pas një debati, ndihemi plot faj që kemi thënë një fjalë më shumë, se kemi lënduar dikë, në këtë mënyrë jeta jonë minohet vazhdimisht nga ndjenja të këqija që na kujtojnë çdo ditë gabimet ose potencialin tonë.

Pendim dhe keqardhje

Ndjenja e fajit mund të jetë shumë e dhimbshme dhe mund të jetë një proces i gjatë për t’u mësuar. Të mësuarit për të eliminuar të kaluarën tonë është një proces i gjatë, por disa hapa dhe truke të vogla që mund t’i zbatojmë menjëherë, mund të na ndihmojnë të jetojmë të nesërmen tonë më mirë.

Ne bëmë më të mirën

Nëse kishim një debat të keq me dikë që na interesonte dhe që, për shkak të këtij diskutimi, tani e kemi humbur ka shumë të ngjarë që njerëzit më të ndjeshëm, ata me shpirtin më delikat, të mund të jetojnë me faj për një kohë të gjatë që kanë humbur atë person, atë marrëdhënie. Shpesh ne marrim përsipër të metat që nuk i kemi dhe duke rrahur praktikisht veten ne vazhdojmë të ndihemi keq për diçka që mund të mos varej plotësisht nga ne.

Është e rëndësishme të analizojmë situatën, ta shikojmë atë nga të gjitha këndvështrimet dhe të themi vazhdimisht se kemi bërë çmos për të parandaluar që gjërat të mos shkojnë keq. Vetëm në këtë mënyrë, duke vazhduar t’i përsërisim vetes se kemi bërë më të mirën, mund të heqim nga jeta një pjesë të dhimbjes që lidhet me ndjenjën e fajit që shoqëron ditët tona./L.K

/Zoom.al