zoom

Politikë

Sa është buxheti i alokuar për blerjen e satelitëve? Si përgjigjet ministrja Ibrahimaj

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektbuxhetin e vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj gjatë deklaratës për media është pyetur edhe në lidhje me buxhetin e alokuar për blerjen e sateitëve që do të çohen në orbitë.

Kjo pyetje është shmangur nga ministrja e cila ka thënë se të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim

“Të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim në deklarata të ndryshme të detajuara për çdo sektor”, tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 2 ditë më parë se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022. Lajmin për dërgimin e satelitëve Rama e bëri me dije në Kuvend duke sjellë të qeshura në radhët e opozitës si dhe solli shumë reagime nga opinioni publik.

Postime të lidhura