zoom

Bota

Rusia ngjall frikë! Sistemi i ri raketor mund ta godasë objektivin deri në 450 km distancë

Marina ruse simuloi të enjten sulme ndaj objektivave armike në Detin e Zi, në brigjet e Krimesë së aneksuar, duke përdorur sistemin raketor të njohur si “Bastioni”.

Stërvitja ruse erdhi në një kohë kur ushtria ukrainase mbajti një stërvitje me trupat amerikane. Kjo e fundit, ku janë përfshirë edhe trupat e vendeve të tjera të NATO-s, do të vijojë deri më 1 tetor.

Ato vijnë pas stërvitjeve që Rusia zhvilloi me Bjellorusinë fqinje më herët gjatë muajit, që alarmuan Perëndimin.

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës u përkeqësuan në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe mbështeti separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

Konflikti 7-vjeçar me separatistët ka çuar në vrasjen e mbi 13 mijë personave.

Të enjten flota ruse praktikoi zbulimin dhe shkatërrimin e objektivave në det të hapur, duke përdorur “Bastionin”, një sistem i avancuar raketor kundër anijeve.

Konkretisht, ekuipazhet qëlluan nga pozicione të fshehura dhe përdorën dronë për të gjurmuar anijet armike.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se sistemi “Bastion” mund të godasë objektivat e ndodhur në det deri në 350 kilometra distancë, ndërsa ato tokësorë në 450 km.