zoom

Bota

Rusia derdh grurin ukrainas mbi rrugën e daljes nga Mariupol(VIDEO)

Rusia derdhi grurin ukrainas nëpër një rrugë që të çon nga Mariupol, ka pohuar një zyrtar i qytetit.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit të pushtuar, pohoi se “njëzet tonë” grurë ishin shpërndarë në rrugë në zonën e Novoazovsk në lindje të Mariupolit.

Në një postim në Telegram, z. Andriushchenko tha:“Rusia do të qajë për “urinë në botë”.
Pyes veten se kush e shkaktoi urinë në botë?”

Një video e postuar dje nga këshilltari supozohet se tregon makinat që duhet të kalojnë mbi grurin e hedhur.

https://

Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin – territor ukrainas i pushtuar që nga fillimi i luftës – në atë që media shtetërore e përshkruan si një “udhëtim pune”.

Putin mbërriti me një helikopter, udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, bëri ndalesa dhe foli me banorët, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citon Kremlinin.