zoom

Të gjitha

Rudina Magjistari publikon foto nga fëmijëria! Do ta njihnit si dukej para 25 vitesh?

Një ndër moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun, është padyshim Rudina Magjistrari.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit detaje nga jeta e saj profesionale dhe ajo personale. Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit foto të fëmijërisë së saj, plot 35 vite më parë.

Moderatorja bën të ditur për publikun se imazhet bardhi e zi u realizuan në plazhin e Durrësit. Rudina, asokohe rreth 11-vjeç, pozoi e veshur me pantallona dhe bluze të shkurtër. Ajo na tregoi nëpërmjet këtij postimi se në njërën prej fotove, syzet ia huazoi fotografi për të realizuar setin fotografik.

“Plazh, Durrës, 1986 ? Syzet, në foton tjetër, mbaj mend që mi huazoi fotografi për setin fotografik ??”– shkroi Rudina Magjistari krahas imazheve.

Kujtojmë se moderatorja ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra e dhjetëra programe dhe formate televizive. Prej vitesh drejton programin e saj të përditshëm shumë të ndjekur në TV Klan, i cili fillimisht u quajt “Takimi i Pasdites”. Pas një viti tërheqje nga ekrani, për arsye se lindjes së vajzës së saj, prej shtatorit 2016 ajo është rikthyer me programin e saj të përditshëm, i cili filloi të mbajë emrin e saj, thjesht “RUDINA”.