zoom

Sport

Rubin Hebaj transferohet në Uzbekistan, nënshkruan kontratë 2-vjeçare me Andijan

Rubin Hebaj transferohet në Uzbekistan të skuadra e Andijan. Lajmin e transferimit e ka bërë publik nga klubi dhe nga vetë lojtari përmes një “Insta-story”, në foton ku shfaqet me fanellën e skuadrës së tij të re.

Sulmuesi shkodran ka firmosur kontratë 2-veçare me ekipin e tij të ri. 24-vjeçari u largua nga Teuta, për t’u transferuar në Uzbekistan, ku do të nisë një eksperiencë të re.

Skuadra e re e Hebajt është ngjitur në Superligën e Uzbekistanit, dhe kampionati fillon në 4 mars. /zoom.al/