zoom

Politikë

‘Rrjedhja’ e të dhënave nga e-Albania për votuesit, SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve në Tiranë. Burime zyrtare thonë për abcnews.al se janë duke verifikuar nëse ky database është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, SPAK do të marrë kopjo të të dhënave te e-Albania në Kryeministri për të verifikuar nëse janë te njëjta me ato të publikuara.

Portali qeveritar E-albania është vënë në dyshim. Lapsi.al ka publikuar fakte se si PS zotëron të dhëna personale të votuesve që mund të jenë marrë nga zyrat e qeverisë.

Lidhur me këtë PD në një reagim kërkoi dje nisjen e hetimeve nga SPAK duke e cilësuar si shkelje të rëndë të privatësisë. Nga ana tjetër PS i ka mohuar akuzat.