zoom

Bota

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë turke, 9 viktima dhe 4 të plagosur

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.

Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.

Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.