zoom

Aktualitet

“Rrethohet” Saranda! Grabitja pak minuta më parë, flet kambisti i dhunuar

Policia e Sarandës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë të kambistit Ibrahim Didani, pak më parë në lagjen nr. 4 të këtij qyteti.

I moshuari ka thënë para policisë se autori kryesor që e ka goditur ka qenë një djalë rreth 25 vjeç, me flokë të prera shkurtër.

Ndërkohë, dëshmitarë okularë kanë thënë se nga pallati i Didanit, ku ndodhi ngjarja, kanë dalë duke vrapuar dy djem dhe një vajzë, të cilët janë larguar me vrap drejt rrugës së Portit Detar të Sarandës. Nga ana e saj, policia vijon këqyrjen e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave rreth vendit të ngjarjes.