zoom

Aktualitet

Rrëmbyen bosin e kriptomonedhave, shqiptari dhe grekët i kërkuan miliona euro

Një shtetas shqiptar, në bashkëpunim dhe dy shtetas grekë kanë rrëmbyer një biznesmen që merrej me menaxhimin e kriptomonedhave në Spanjë.

Ata kërkuan një milion euro shpërblim për lirimin e biznesmenit, madje për të bërë më të besueshme kërcënimet e tyre, ata dërguan foto e audio me biznesmenin, ku në një njërën prej tyre, dukej që i kishin vënë një pistoletë në kokë

Ka qenë një foto e dërguar nga personi i rrëmbyer, ku dukej pamje jashtë vendit ku po mbahej peng, ajo që ka ndihmuar autoritetet që të lokalizojnë vendndodhjen.

Policia e identifikoi ndërtesën ku po mbahej pengu, si një vilë e madhe trekatëshe e vendosur në Benalmádena.

Hetimet çuan në një operacion të rëndësishëm policor në të cilin ndërhynë pesëdhjetë agjentë , ndërsa shtëpia ishte tërësisht e rrethuar nga toka dhe ajri.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, personi i marrë peng është shpëtuar ndërsa raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç disa maviosjeve në trup.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej tyre e pajisur me silenciator, sharrë, si dhe një sasi parash prej 5000 eurosh dhe 1200 dollarë.