zoom

Slider

Rrëmbehet në Gjermani nëna shqiptare dhe fëmija 3-vjeçar! “U futën me forcë në një Audi të bardhë”

Zhduket një nënë shqiptare me emrin Nasibe.K dhe fëmija i saj 3-vjeç në Gjermani. Bild shkruan se ditën e djeshme ata u rrëmbyen në Meckenheim, nga disa njerëz me një makinë të bardhë tip “Audi”, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Sipas hetuesve, ky rrëmbim është bërë nga një plan i sofistikuar. Ndërkohë që deri tani dyshimet më të mëdha janë te burri i nënës shqiptare, Blerim.K, i cili pas ngjarjes u arratis, por policia arriti ta kapë atë.

Në momentin e rrëmbimit, një dëshmitar tha se gruaja dhe djali u tërhoqën në një SUV e bardhë, ndërkohë që nëna po bënte thirrje për ndihmë. Autoritetet policore janë në kërkim nga toka dhe ajri të nënës dhe fëmijës së saj në të gjithë zonën përreth qytetit Bonn.