zoom

Aktualitet

Rregullat e reja të importit të makinave, nuk mund të blini më asnjë makinë më të vjetër se…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se nuk do të lejohet më importi i asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007.

Sipas rregullave të reja tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimi, pasi nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.

“ Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!. Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër. Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.