zoom

Politikë

Rrëfimi i Ramës për eksodin: Mendova mos kishte bombë. Një politikan i rëndësishëm donte të shoqërohej i armatosur në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një histori të pazakontë në prani të ministrit të Jashtëm Di Maio dhe guvernatorit të Puljas, Michele Emiliano.

Kreu i qeverisë tregoi se një politikan i rëndësishëm që vinte nga vendet e ftohta, kërkonte të shoqërohej i armatosur nga aeroporti, por ndryshoi tërësisht mendim për Shqipërinë pasi pa nga afër realitetin e Tiranës.

“Jo shumë kohë më parë, mora një mesazh urgjent nga përgjegjësi i zonës VIP të Aeroportit të Tiranës, dhe mendova mos kishte ndonjë bombë ose zjarr në aeroport.

Marr telefonin dhe më thotë kemi një situatë të jashtëzakonshme. Është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë. Që ka ardhur me gazetarë, që refuzon të hyjë sepse do të shoqërohet nga makina të blinduara, njerëz të armatosur, për korrektesë nuk po ju them kush është por po ju them se është një politikan i rëndësishëm, mysliman i të majtës

I them këtij personi a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at?

Po- më thotë ai, ata janë të armatosur, por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për të hyrë në Tiranë.

I thashë: Thuaj atij zotërisë ne nuk ofrojmë një shërbim për të hyrë në Kandahar, nuk ndodhet në rripin e gazës!

Të nesërmen ai më thotë: Z. Kryeministër më duhet t’ju kërkoj një falje të madhe. Kam para shumë vende, Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që përfytyroja. I thashë nuk ka problem, u ndodh të gjithëve që vijnë nga pjesa e ftohtë e Evropës. Më tha bëra një shëtitje në qendër të Tiranës dhe nuk pas asnjë grua të mbuluar. I thashë nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri, por gra të mbuluara nuk ka. Pastaj më tha shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flinin anglisht.  I thashë që duhet t’ia tregoni këtë njerëzve tuaj. Dhe i thashë ambasadores ndiqe çfarë do të thotë ky tipi në vendin e tij.

Ai nuk tha gjëra të shëmtuara, por nuk tha asgjë nga e gjitha kjo, dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit dhe i thashë kryeministri u gjend i befasuar sepse ju nuk thatë asgjë nga e gjitha kjo, dhe përgjigjia e tij: Më përshëndesni atë kryeministrin e madh, jam i sigurt se inteligjent siç është do ta kuptojë”, tregoi Rama.