zoom

Bota

Rrëfimi dramatik i 57-vjeçarit që i shpëtoi vdekjes nga cunami: Notova për 27 orë

Një 57-vjeçar i mbijetoi vdekjes, duke notuar për rreth 27 orë, pasi dallgët e detit e tërhoqën zvarrë gjatë cunamit katastrofik, të shkaktuar të shtunën e 15 janarit, pas shpërthimit të vullkanit nënujor në Tonga.

Shpërthimi i vullkanit “Hunga Tonga-Hunga Ha’apai” i mori jetën të paktën tre personave dhe shkaktoi valë cunami në të gjithë arkipelagun, duke shkatërruar fshatra, vendpushime dhe shumë ndërtesa, si dhe duke shkatërruar gjithashtu rrjetet e komunikimit në vend.

57-vjeçari, i cili jetonte në ishullin e vogël të izoluar të Atata me një popullsi prej 60 banorësh, u tërhoq nga ujërat në det, kur dallgët goditën kontinentin rreth orës 19:00 të së shtunës, tha ai në një intervistë radiofonike me agjencinë e lajmeve “Tonga Broadcom Broadcasting.”

Sipas Folaou, ai ishte duke lyer shtëpinë momentin e cunamit. Ai tha se u ngjit në një pemë për të shpëtuar, por kur zbriti poshtë një dallgë e madhe e tërhoqi zvarrë.

57-vjeçari rrëfen se pas peripecisë me notin për 27 orë, ka probleme me ecjen.

“Unë thjesht qendroja në det, ndërkohë dallgë të mëdha vazhdonin të vinin njëra pas tjetrës”, tha burri 57-vjeçar.

Dhe ndërsa qendronte në det, burri notoi rreth 7.5 kilometra deri në ishullin qendror të Tongatapu, duke arritur në bregdet pas 27 orësh.

Ishulli Atata, i vendosur rreth tetë kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Tongës, Nuku’alofa, ose 30 minuta me varkë, është shkatërruar pothuajse plotësisht nga cunami që goditi ishujt.