zoom

Të gjitha

Rrëfehet vajza e Michael Jackson-it: Vëmendja e paparacëve më çoi në halucinacione dhe paranoja

Paris, e bija e Michael Jackson-it ka rrëfyer gjithçka në një epsiod gjatë bisedës në “Red Table Talk”. Jackson u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në halucinacione dhe paranojë.

“Unë përjetoj halucinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe kam shkuar në terapi”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se një metodë që përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos zbulimi. Kjo bisedë me Smith pritet të dalë në premierë në 16 qershor.

Kujtojmë se detajet e reja të zbuluara në dokumentarin “Leaving Neverland” para dy vitesh kanë bërë bujë të madhe pasi e kanë portretizuar Michael Jackson si pedofil. Të gjithë këtë çështje delikate, vajza e tij Paris Jackson nuk e ka përjetuar aspak mirë, madje ajo ka tentuar edhe të vetëvritet.

“TMZ” raportoi se Paris u shtrua në spital pas tentativës për vetëvrasje, mirëpo reagimi nga ana e saj ka qenë shumë i shpejtë, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta dhe personat që i kanë shkruar dhe publikuar, gënjeshtarë.

Rikujtojmë se në fillim të vitit 2019, disa burime pohuan se Paris është parë duke hyrë në një qendër rehabilitimi. Mirëpo edhe asokohe ajo i mohoi zërat që kishte probleme me shëndetin mendor, duke deklaruar se thjesht shkoi atje sepse kishte nevojë për një pushim të shkurtër.