zoom

Të gjitha

Rrëfehet Elvisi! Nga mendimi për Shqipen te pendimi për story-n me litar

Pas debatit të madh për postimin e tij, që preku Antonelën, Elvisi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. I pari që reagoi ashpër kundër ish-konkurrentit ishte Arjan Konomi, i cili shpërtheu në të bërtitura dhe ofendime kundër Elvisit.

Pas debatit të madh, ish-konkurrentu i ka kërkuar menjëherë falje Antonelës. Sipas Elvisit e gjithë kjo situatë po përdoret mediatikisht për vëmendje nga persona brenda dhe jashtë studios. Ai është shprehur se e gjithë kjo mund të jetë bërë nga persona jashtë studios, që sipas tij kanë kohë që duan ta ulin për shkak të hatërmbetjeve.

“Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtyjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, ka thënë ndër të tjera Elvisi në reagimin e tij.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, ish-konkurrenti ka treguar edhe njëherë se e vetmja gjë për të cilën është “penduar” në atë rrugëtim, ka qenë story i litarit.

“Pendu, asnjë sekond. Ka qenë super eksperiencë e veçantë dhe m’ka msu shumë. Të jem i sinqertë, do ndryshoja vetëm atë story. E di që 90% jeni bindur dhe keni kuptuar esencën e story-t, gjithsesi dhe atë 10% e kam pas përherë kundra pavarësisht story-t, por më vjen disi keq që u desh të dilja në atë mënyrë jo paqësore, pikërisht unë, që jam gjithmonë pro argumentit dhe mirëkuptimit”, shkruan ai.

Gjithashtu, Elvisi shton se e pranon që ka gabuar, madje ka kërkuar edhe falje për këtë.

Me siguri ju kujtohet që më herët “plasi” mes Elvisit dhe Shqipes, ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- tha Shqipja, e cila mori kundërpërgjigjen e konkurrentit:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”- ka shkruar Loco.

Në InstaStory, ai është pyetur sërish për Shqipen dhe kësaj here, fjalët e tij ishin tepër ndryshe nga të parat.

“Për Shqipen s’kam mendim konkret, s’e kam njohur kurrë nga afër. Po me aq sa e njoha, me aq sa e kam parë nga ekrani bashkë me ju, mendoj se Shqipja ka patur një jetë të vështirë pa shumë mbështetje/afrimitet. Dhe është mësuar me këtë mënyrë jetese, prandaj nxjerr mllef kudo, me këdo. S’do ja merrja personale kurrë një njeriu të vuajtur. Do përpiqesha ta ndihmoja në fakt, nëse do kisha diçka në dorë.”- ka shkruar ai.