zoom

Stil

Ronaldo Sharka humb të atin nga kanceri

Moderatori Ronaldo Sharka ka humbur të atin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se babai i tij është ndarë nga jeta.


“Pusho i qetë në botën tjetër bab…” shkruan Ronaldo.

Disa javë më parë në “Big Brother VIP Albania”, ish-banori rrëfeu se i ati vuante prej kohësh nga kanceri. Megjithatë, pavarësisht gjendjes jo të mirë, ai u bë pjesë e BBVA-së për pak minuta për të surprizuar të birin.

Historia e tij dhe mënyra e komunikimit me të birin preku jo pak publikun.

I pranishëm në spektaklin e së martës në BBVA, Ronaldo tregoi se gjendja e të atit ishte përkeqësuar dhe ndodhej në reanimacion./ Zoom.al