zoom

Sport

Ronaldo nuk ndalet: Rekordet më mbajnë gjallë, dua të tjera

Cristiano Ronaldo la pas zhgënjimin në Champions (Juventusi u eliminua nga Porto) me një tregolësh ndaj Cagliarit. Pasi kaloi Pelénë sa i përket numrit të golave ​​të shënuar në karrierë, duke merituar madje edhe komplimentat e “O’Rey”-t, portugezi ka vendosur objektivin e radhës:
“Ka akoma shumë për të arritur dhe mendoj se mund ta bëjmë së bashku – shkroi ai në Instagram – Objektivat janë një pjesë thelbësore e asaj që unë jam. Nuk mund të ndalem, por do të kërkoj më shumë, mezi pres të arrij një rekord tjetër. Gjithmonë dua më shumë dhe mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë se kam kaq shumë energji dhe që nuk ndalem kurrë. Ndoshta është e vërtetë, por kjo është thelbësore për të më mbajtur gjallë!”