zoom

Slider

Romeo Veshaj flet për dasmën e Elgitit: E kisha zemrën shumë të dobët

Romeo Veshaj, miku i ngushtë i Elgit Dodës ka treguar më shumë për dasmën e këtij të fundit, me Klea Hutën, ku vetë Romeo ishte  edhe shoqërues i dhëndrit në altar.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-tha Romeo i përlotur.

Bashkë me binjakun e Romeos, Donaldin, Eligiti ka pasur disa bashkëpunime muzikore mjaft të suksesshme.