Aplikacion
Vendasit realizuan shumë shpejt, që në minutën e dytë me Pellegrinin. Brenda pjesës së parë, Lukaku me shokë dyfishuan shifrat, me anë të Dybala.
Mysafirët nga Sardenga pretenduan për penallti në fundin e pjesës së parë. Arbitri Marcenaro akordoi 11-metërshin për prekje me dorë, por ktheu mbrapsht vendimin, pas një rishikimi me VAR.
Në pjesën e dytë nuk u ndal festivali i golave, Dybala kompletoi dopietën, ndërsa më pas pati Hujisen shënoi emrin në listën e golashënuesve. /ZOOM.AL/